Prof.Përparim Kabo: Shisni bizhuteritë , makinat dhe vilat për të paguar rrogat e naftëtarve

829
Sigal

Shtet zgjohu, ministri zgjohu, deputet zgjohuni…e shikoni qe njerezit e mrekullueshem te Ballshit, naftetare dhe punonjes te tjere te ketij sektori nevraligjik dhe fitimprures, nuk kane mare rrogen, pagen, leket per buken e femijeve prej disa muajsh. I kujt eshte faji apo kush mbane pergjegjesi? Po sigurisht jo ai qe punon dhe nuk paguhet? Pergjegjesi mban shteti dhe dikasteri perkates. Kur e shitet kete pasuri kombetare apo e privatizuat si edhe thoni ju, te dy palet te djathtet dhe te majtet e politikes, keni bere kontrata dhe në të sigurisht mbrojtja e pasurise kombetare dhe punonjesve do duhej te ishte kryesorja, gje qe nuk ndodhi. I dhate per pese leke, dhe e mori kush deshi e si deshi, te huaj dhe vendas, qe as edhe detyrimet fiskale ndaj shtetit nuk i derdhën, vetem akcizën e naftës nuk e paguan dhe shifra shkon ne dhjetra miliona euro. Ju qe flisni per rritjen e lumturise, ju qe flisni se nuk ka njerez qe vdesin per buke ne atdheun tone, ju qe derdellisni nga mengjesi deri ne darke per lirite e te drejtat e njeriut, ju jeni te pabesueshem sa kohe qe liria themelore, si edhe eshte e drejta e jetes, nuk e siguroni…Eshtë rasti te perdor argumentin e Kryeministrit kur i tha privateve..” shisni makinat vilat jahtet dhe paguani punetoret”…”edhe ju ministra dhe qeveritarë …shisni vilat, makinat jahtet dhe bizhuterite qe keni dhe paguani punetoret e Ballshit…” Behuni nje here te vetme burra me bese… pkabo 17 shtator 2020