FOTO/ Tension gjatë protestës së naftëtarëve, tentojnë të çajnë kordonin e policisë përpara ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës

286
Sigal

Protesta e naftëtarëve para ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës është tensionuar, pasi ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë për t’iu afruar godinës së ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ata deklarojnë se kanë 20 paga të pa marra dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.

Naftëtarët deklarojnë se protestat dhe manifestimet kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se situata tashmë është bërë e padurueshme.

Protestuesit paralajmërojnë se kanë marrë masa edhe për protesta të dhunshme.
“Mos na detyrojnë të përdorim dhunë. I kemi marrë masat edhe për dhunë”, tha një prej protestueseve.