Presidenti Meta pas dekoroi vëllezërit Frashëri : Koha për të ecur në gjurmët e rilindasve të vërtetë

271
Sigal

Pas dekoroi me “Urdhrit e Flamurit”, tre personalitetet e shquara të rilindjes kombëtare, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thekson është koha për të ecur në gjurmët e Rilindësve të vërtetë.

Sipas tij, duhet luftuar e keqja që synon të mbajë peng përparimin e Shqipërisë drejt integrimit Evropian.

Mesazhi i plotë:

Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë, pata sot nderin të vlerësoj në vendlindjen e tyre, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në Republikë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.

Tre Pishtarë të Dijes dhe Atdhedashurisë, burra shteti me vizion dhe personalitet të jashtëzakonshëm që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar, me aktualitetin e veprës së tyre na udhëheqin edhe sot drejt integrimit europian.

Është koha për të ecur në gjurmët e Rilindasve të vërtetë, për të rrëzuar çdo mur dhe për t’u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajë peng të ardhmen evropianë të Shqipërisë.