Egbo Kemi shanse të barabarta, kam besim te lojtarët!

275
Sigal

Tirana do të luajë të mërkurën në mbrëmje sfidën ndaj Dinamos së Tbilisit të vlefshme për fazën eliminatore të Champions League. Në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri Emanuel Egbo është shfaqur optimistë për një rezultat të mundshëm pozitiv.

“I kemi shanset te barabarta, por unë kam besim se mund t’ia dalim edhe pse ata luajnë në shtëpi. Shpresojmë që të japim maksimumin dhe të marrim rezultatet që dëshirojmë. Personalisht nuk dua ta cilësoj si ndeshjen time më të rëndësishme. Kam besim te lojtarët.

Do të bëjmë më të mirën për të kaluar në turin tjetër. Është një ndeshje Champions-i kemi ardhur për të dhënë maksimumin tonë. Do të futemi në fushë për të fituar. Shpresojmë që sa më shpejt të rikthehen tifozët në stadium, pasi janë një forcë për ne. Sulmi? Muçi mund të zëvendësojë Ngoo”, u shpreh Egbo