Diana Avdiu: “Princin e Kaltër e dua inteligjent!”

644
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja Diana Avdiu: Nuk e mendoj plazhin nudo

Ajo është ndër modelet më të kërkuara, e cila njëkohësisht studion për regji. Në kohën e lirë lexon libra dhe shikon filma horro, për të perfeksionuar profesionin për të cilin studion. Ha rregullisht, por kur nuk e tepron me ushqimin, ndrysa alkooli për të është tabu.

 Për modelet flitet shumë, ato diskutohen kudo në botë. Modele një profesion shumë i vështirë po aq dhe i bukur, kush ju nxiti apo ju zbuloi në këtë rrugë?

 – Gjithmonë e kam pasur dëshirë të bëhem modele dhe Miss, gjithçka filloi kur mora pjesë në ”Unë jam Top Model” ku u bëra e njohur pasi dhe fitova në moshën 16- vjeçare.

 – Cila ishte sfilata e parë që morët pjesë  dhe si u ndjetë pas sfilatës?

 Sfilata ime e parë ka qenë në “Prishtina Fashion Week”, kur isha vetëm 15 vjeçe, u ndjeva shumë mirë sepse asnjëherë nuk kam emocione negative që mund të më bëjnë të dukem keq.

 – Në sa sfilata keni marrë pjesë dhe cilat kanë qenë vlerësimet?

Kam marrë pjesë në shumë sfilata në Prishtinë dhe Tiranë vlerësimet kanë qenë shumë të mira, tani kam 1 vit që jam imazhe i “SherriHill” në NYC dhe kjo tregon që kam punuar shumë.

-A je ndjerë ndonjë moment keq në këto sfilata?

Jo asnjëherë, sepse kurrë nuk bëhem nervoze.

  -A ka hapësirat e duhura Shqipëria për modelet?

Po, ka. Ka vend për të gjithë. Mendoj se çdo vend ka nevojat e veta edhe për modelet dhe për miset.

 -Cilat janë top modelet që ju keni më për zemër?

Carmen Dell’Orefice, një nga modelet më të vjetra në botë plot 82- vjeçare dhe unë e kam shumë për zemër sepse fatmirësisht kam pasur dhe fatin të punoj me të.

 -Thuhet se modelet bëjnë një regjim të fortë, ushqimi, pra dietë, a nuk kaloni në anoreksi? Cila është dieta juaj ditore?  A e shkelni regjimin ditor të ushqimit dhe në cilat raste?

Thjeshtë jam e kujdesshme me ushqimin dhe bëj palestër, vrap, sport. Më ndodh ta shkel regjimin në raste festash.

 -Një trup perfekt, keni menduar ndonjëherë për operacion plastik?

Jo nuk kam menduar për operacione, falë Zotit nuk kam asnjë deformim. Nuk mbahet trupi me operacione.

  -Keni menduar ndonjëherë për plazh nudo?

Jo, besoj se nuk do bëj kurrë plazh nudo.

–      A pini duhan dhe alkool?

 Duhanin po, alkool jo. Ndoshta jam pak ndryshe.

–      A jeni e dashuruar dhe çfarë është dashuria për ju?

Jo nuk jam e dashuruar, nuk kam qenë asnjëherë deri tani. Të dashurosh është diçka e shenjtë.

 -Si e mendoni mashkullin ideal?

Nuk është se kam një ide në kokë sesi duhet të jetë fizikisht. Por të jetë i sinqertë, të mos gënjej asnjëherë.

 -Pëlqen një mashkull të bukur, me para apo inteligjent?

 Inteligjent. Paraja vete dhe vjen.

  A ka moshë ky profesion?

Absolutisht jo, n.q.s e ke me dëshirë mund ta vazhdosh deri sa të plakesh.

  Çfarë bëni në kohën e lirë?

 Më pëlqen të lexoj ose të shikoj filma horror, pasi studioj për regji filmi në vit të dytë.