VIDEO/ Sekuestrimi i 40 milion eurove lëndë narkotike, 10 të arrestuar në Shqipëri

349
Sigal

Operacioni i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative ka çuar në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë.

Po ashtu është sekuestruar tre ton e gjysmë drōgë e tipit marijuanë, hashash e kōkainë e vlefshme për të përgatitur shtatë milionë doza drōge me vlerë 40 milionë euro.

në Shqipëri janë vënë në pranga dhjetë persona. Po ashtu, kontrollet e policisë janë kryer në Tiranë e Vlorë.

Veprimtaria e grupit krīiminal ka nisur që në vitin 2015 ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po realizohet edhe urdhri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare me vlerë deri në katër milionë euro.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi.