Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motor, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit është plāgosur.
Siç shihet në fotot e mëposhtme drejtuesi i motorit, po transportohet në barrelë, ndërsa ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes.
Deri më tani nuk dihet gjendja e personit të plāgosur. Si pasojë e aksidentit, është bllokuar për pak çaste edhe rruga, duke krijuar trafik në këtë zonë.