Maqedonia e Veriut renditet si vendi me shifrën më të lartë të viktimve në rajon

360
A general view shows Skopje's main square, Macedonia, on February 6, 2019. - On February 30, 2019, Macedonia was formally invited to join NATO and in order to enter the military alliance, the country, at the insistence of its neighbor Greece, agreed to change its name to the Republic of North Macedonia. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP) (Photo credit should read ROBERT ATANASOVSKI/AFP/Getty Images)
Sigal

Maqedonia e Veriut me 1.9 milion banorë, deri sot ka 77 viktima, ose 33.5 viktima për 1 milion banorë. Ndërsa Shqipëria edhe pse ka rreth 1 milion banorë më shumë, ka shënuar 31 viktima, ose 9 viktima në 1 milion banorë, që i bie tre herë më pak se Maqedonia e Veriut.

Në Kosovë janë shënuar tre fish më pak viktima se në vendin tonë. Atje jetën e kanë humbur 22 persona që në 1 milion i bie 11 viktima. Serbia ka shifra më pozitive se vendi ynë me numrin e viktimave. Me 7 milion banorë, Serbia ka regjistruar 179 viktima. Në një milion banorë i bije që Serbia ka rreth 24 viktima, ose rreth 9 viktima më pak se Maqedonia e Veriut.

Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se në dispozicion kanë 1 mijë shtretër por nuk tregojnë se sa shtretër i kanë përdorur që nga shpallja e pandemisë apo sa pacientë kanë qenë të hospitalizuar. Vetëm thonë se aktualisht ka 125 të shtrirë në spitale. Nga ky dikaster thonë se deri tani kanë përdorur 10 për qind të respiratorëve.

Shqipëria, në fillim të krizës me virusin, tha se ka në dispozicion rreth 9 mijë shtretër dhe 155 respiratorë. Qendra klinike universitare e Kosovës, bëri me dije se kanë në dispozicion 500 shtretër dhe 142 respiratorë. Autoritetet Serbe kanë njoftuar se kanë rreth njëmijë respiratorë. Shqipëria, jo vetëm që paraqitet si një nga vendet më të suksesshme në rajon, madje edhe në Europë por gjithashtu si asnjë vend tjetër, ishte në ballë të solidarizimit duke dërguar edhe ekipe mjekësh në shtetin e Italisë.