Arrestohet terroristi i ISIS-it, do të kryente vrasje për 40 mijë euro në Shqipëri

399
Sigal

Mësohen detaje të reja lidhur me pjesëtarin e ISIS të arrestuar ditën e sotme në Shqipëri. Mësohet se ai është 24 vjeçari nga Taxhikistani i identifikuar si Komron Zukhurov, ndërsa është i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të PD-së, Asllan Dogjani.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ai ishte strehuar në një familje nga Taxhikistani në zonën e Laprakës dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës organizatës së huaj terroiste të themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të kryer sulme në emër të ISIS.

Grupi i tij u godit nga shteti gjerman në datë 15 prill, ndërkohë që mediat gjermane raportuan njëri nga anëtarët e kësaj ceule Ravsan B. kishte pranuar një urdhër për të kryer një vrasje në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë dollarë.

Ravsan B., një refugjat nga Taxhikistani në Wuppertal, ra dakord kështu që të vriste një biznesmen shqiptar pas telefonatës që mori nga një numër suedez ku i thuhej se “duhet të varroste një njeri të ndyrë”.

Kjo u verifikua pas kontrollit që autoritetet i bënë celularit të tij.  Gjysma e parave janë “për vëllezërit”,  thuhej në përgjimet që iu gjeten Ravsan.B, ndërsa pjesën tjetër duket se do ta mbante për veten dhe shokët e tij në Gjermani.

Autoritet gjermane mohuan mundësinë e terroistëve që të mund të kryenin vrasjen në Shqipëri. Prokuroria e përgjithshme sqaroi se Ravsan B. ka qenë në Shqipëri bashkë me shokun e  tij Sunatullokh K. për të kryer sulmin, por ata dështuan.

Hetimet treguan se nga gjashtë anëtarë të grupit terrorist, tre prej tyre kanë qenë në Shqipëri, ndërsa katër anëtarët e tjerë tashmë janë prapa hekurave.

Të gjithë anëtarët e bandës kriminale i ishin bashkuar ISIS-it në Janar të vitit 2019 dhe kishin kontakte me dy udhëheqës të lartë të organizatës në Siri dhe Afganistan, nga të cilët merrnin udhëzime.