Erdhi nga Shkodra, ndërron jetë tek Infektivi pacientja 62-vjeçare

323
Sigal

Ndërron jetë një paciente te spitali Infektiv. Pacientja rezultonte pozitiv me Covid-19, dhe kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Pacientja ishte transferuar në spitalin Infektiv nga Shkodra.

Ndërkohë, për lajmin ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë, ku thekson se pacientja nuk është në listën e viktimave të koronavirusit. Sipas ministrisë, shkaku i vdekjes së pacientes sëmundja e rëndë e pankreasit.

Reagimi i plotë:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një paciente me COVID19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Gjatë ditës së ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant. 62-vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID 19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit.

Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’I referoheni njoftimeve zyrtare.