Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar. Gjendet edhe një makinë e djegur që dyshohet se i përket autorëve

202
Sigal

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Vlorës pak pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji”, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar për vdekje shtetasi Shkelzen Velaj 35 vjeç.

Nuk ka ende asnjë informacion për autorët e dyshuar të ngjarjes, por policia thotë se në afërsi të fshatit Risili është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se i përket autorëve.

“Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes”, thotë policia.

Ndërkohë vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.