Covid-19/ “Humori do e shërojë”, Putin flet për sëmundjen e Johnson

328
Sigal

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i uroi sot shërim të shpejtë kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili është prekur nga koronavirusi dhe i është nënshtruar kujdesit intensiv në spital.

“Jam i sigurtë se energjia juaj, optimizmi dhe sensi i humorit do t’iu ndihmojnë ta mundni sëmundjen”, -tha Putin në një telegram drejtuar Johnsonit, cituar në një komunikatë të Kremlinit.

“Dëshiroj t’u shpreh mbështetjen time të sinqertë në këtë moment të vështirë për ju”,-vijoi a.

Shëndeti i kryeministrit britanik është përkeqësuar dhe ndonëse ka 10 ditë i sëmurë me koronavirus nuk ja ka dalë që të shërohen, por përkundrazi ditën e djeshme iu nënshtrua kujdesit intensiv në Londër