Devoll, regjistrohet personi i parë i prekur nga virusi corona

581
Sigal

I dyshuar edhe një banor tjetër
Nga Vepror Hasani

Ashtu siç kishim paralajmëruar te gazeta “Telegraf” ditë më parë se edhe rrethi i edhe Devolli ishte i rrezikuar nga nga virusi corona, ditën e sotme u bë e ditur se nga ky virus është prekur personi i parë nga rrethi i Devollit me banim në Tiranë, ndërsa dyshohet për infektim nga virusi në fjalë edhe një banor tjetër i këtij rrethi. Aktualisht janë marrë të gjitha masat për identifikimin e personave që mund të kenë patur kontakt me dy personat me Covid-19

Devolli i rrezikuar

Edhe rerthi i Devollit pritej të infektohej nga virusi corona, pasi gjatë muajit mars në këtë rreth hynë nga Italia më shumë se 50 persona. Gjithashtu, gjatë marsit hynë edhe 160 persona të ardhur nga Greqia, dy vende këto të prekura nga virusi corona. Shifrat e mësipërme u konfirmuan nga burime pranë Shërbimit Epidemiologjik të Devollit. Kujtojmë me këtë rast se edhe qyteti i Korçës zanafillën e prekjes nga virusi corona e pati nga një vajzë e ardhur nga Italia për të takuar dy gjyshërit e saj. Që nga ajo ditë dhe deri më sot, numri i të prekurve për Korçën ka shkuar në 17.  Të ardhurit në Devoll nga Italia dhe Greqia, gjithsej 210 persona, u vetëkarantinuan në familjet e tyre, por rreziku ekzistonte sërish sepse numri i personave të mbërritur gjatë kwtij  muaji ishte i lartë. Emigrantët e mbërritur nga Greqia dhe Italia nuk i përkisnin vetëm qytetit të Bilishtit, por edhe fshatrave. Për mosthyerjen e rregullave të karantinës dhe evidentimin  e çdo rasti të mundshëm të prekjes u bashkëpunua edhe me policinë, qendrat shëndëtësore ku përfshihen emigantët e ardhur dhe kryetarët e fshatrave. Pak ditë më parë u dërguan në Tiranë disa tamponw për analiza, tw cilat rezultuar negative, gjithsesi kjo nuk do të thoshte se nuk ekzistonte mundësia që të prekeshin nga virusi në fjalë persona të tjerë.

Me emigrant të rinj edhe Korça

Gjithashtu, gjatë muajit mars, në qytetin e Korçës mbërritën emigrantë të tjerë nga Greqia dhe Italia. Edhe këta të fundit gjenden në vetëkarantinim. Mundësia për të patur të infektuar të tjerë nga virusi corona është real. Numri gjithsej i të ardhurve nuk është bërë i ditur, por është pohuar se ata janë disa dhjetra. Informacioni në fjalë mbërriti në institucionet e qeverisjes vendore të Korçës nga Policia e Shtetit, bashkë me listën e emrave të personave. Të gjitha këto raste përbëjnë risk edhe për banorët e Korçës, dhe kjo gjë ndodhi gjatë ditës së sotme, ku një punonjës i Policisë Kufitare dhe Emigracionit rezultoi i prekur na coronavirusi.