Lajme të mira nga Italia/ Ulet numri i viktimave brenda 24 orëve, regjistrohen vetëm 525 viktima

Për herë të parë që prej datës 19 mars Italia shënon numrin më të ulët të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 525 viktima duke e çuar në total në 15,887.

Sigal

Ndërkohë që numri total i të infektuarve ka shkuar në 128,948.

Pozitiv ka qenë dhe numri i personave që janë në terapi intensive ku ka pasur ulje gjatë ditëve të fundit.

Momentalisht 3877 persona ndodhen në terapi intensive.