1-Sa dhe s’i e vlerësojmë punën ?
Për këtë shkrim, lexova , pyeta, çfletova, bisedova ,duke arritur në përfundimin ,se të treja janë prezente , por përqindja ndryshon në përputhje me kushtet social – ekonomike, motivet, nevojat, dëshirat, aftësitë që ka secili.Jo vetëm shqiptarët , por në përgjithësi, popujt e Ballkanit s’janë dalluar për punë. Këtë e ka treguar historia, prandaj kemi qënë e jemi më të prapambetur në krahasim me Evropën.
Të gjithëve na bashkon kjo shifër ! Një punonjës në moshë pune (15-65 vjeç) në Shqipëri dhe në Ballkan harxhon në dembelizëm të plotë 20-30 vite të jetës së tij. Ballkanasit janë marrë më tepër me blektori. Mbanin vazhdimisht furkën për të drejtuar bagëtitë e fyellin për t’u argëtuar !
Në diktatura , për të mbijetuar u detyruam të punonim për të mbijetuar e jo se e kishim qejf punën !Nga frika, bënim sikur punonim, por dhe ata bënin sikur na paguanin ! Donim pak rehat , por na thuhesh ,”kundër rehatit personal”….!? Tani të papunët në vendin tonë e kanë gjetur veten në një drejtim të caktuar dhe e ndjejnë veten “të kënaqur”!
Shqiptarët duan pak punë, shumë lekë e shumë gjumë. Nga një anketim njëvjeçar i Institutit të Statistikave rezulton se në 24 orë, shqiptarët i kushtojnë plot 38% të kohës gjumit, ose 9 orë. Dhe nga pjesa tjetër e ditës 20%, rreth 3 orë i kalojnë në kafe.Sa për punën në gjithë hapësirën kohore vetëm 13% e zë aktiviteti që sjell të ardhura . Aktivitetet më të zakonshme, që të rinjtë shqiptarë kryejnë në kohën e lirë janë kafenetë.
Punë ka ! Kam lexuar, kërkojmë kamarierë, punëtorë lavazhi, ndërtimi, roje e tjerë. Nuk shkojnë se kërkojnë punë me lekë shumë, prandaj meren me korrupsion, drogë , prostitucion e krime për t’u pasuruar shpejt . Në ndërtim, fason e gjetkë ka nevoja për punë , por s’shkon njeri ! Duanë punë pak e lekë shumë .
Në një kafene pashë kamarierin që ishte ulur në karrige e këmbët i kishte vendosur mbi tavolinë , duke rrotulluar tabakanë. Më bëri përshtypje dhe i thash, se në asnjë vend s’ kam parë këtë skenë. E di s’i m’u përgjigj ? Ke pyetur sa marrin ata? Unë marrë 12.000 lekë në muaj. Kam dy pleq në shtëpi , por s’do më kishe parë këtu ! Por shpesh puna e mundi të shkon kot . Aktualisht po zhvillohen dy greva urie . E para nga naftëtarët e Ballshit që kanë muaj pa paga. E dyta nga punëtorët e ujësjellësit në Poçem.
Këta kanë 27 muaj pa marrë rrogat e janë në ditën e 12 të grevës !Në Korçë po presin mollët se me çmimin 2 lekë për kg s’ja “vlenë bara qeranë”. Po kalben qepët e patatet ! Po kështu portokallet, sallata , qumështi e perime të tjera në Lushnje e Fier. Kanë hyrë shumë ullinjë nga Greqia më tha një kultivues në Berat .
Po falimentojmë, s’merem më me këtë punë ! Në këto kushte qeveria nuk duhet të rrijë indiferente, por të luajë një rol rregullator. Të përkrahë prodhimin vendas , duke rritur takasat e mallrave të huaja që vedi i ka . Kjo s’po bëhet ….! 2-Të rinjtë duanë te ikin nga ky vend. Rreth 40% e të rinjëve shqiptarë dëshirojnë shumë të jetojnë larg vendit tyre. 1/3 e shqiptarëve nuk mund të mbyllin dot muajin. Thënë ndryshe, 31 % e familjeve në Shqipëri nuk sigurojnë dot bukën e përditshme, veshjet dhe nevojat bazë! Një kontibut të madh na japin familjarët që jetojnë jashtë, ndryshe do të ishim shumë më keq.
Për gjysmën e parë të vitit 2019, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 336 milionë euro, pesë milionë më shumë se në gjashtëmujorin e parë 2018. Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është me e lartë për personat me arsim të lartë, me 14.7% (ku nga tre punon vetëm një), se sa për personat me arsim bazë 8 apo 9-vjeçar.
Një të tretën e të papunëve e zënë moshat deri në 30 vjeç. Ditë më parë u diplomuan studentët e mjeksisë. Shumica me mendjen për të ikur jashtë. Nëse nga ana e tij do t’i thuhesh se do të punësohen të gjithë e me këtë pagë , s’ka arsye të largohet njeri.Miku im Meçan Toska të dy vajzat i mbaruan për informatikë. Këtu s’gjetën punë në përputhje me aftësitë e pagën që meritonin.
Konkuruan e fituan vende pune në Hollandë e Çeki.Sa e sa s’i këto kanë ndjekur këtë rrugë ! Ka zanatçinjë të mirë që kërkojnë punë , por s’gjejnë ! Tani po ndiqet një praktikë pune e tillë. Punojnë jashtë vendit për tre muaj e marrin sa për një vit pune këtu. Pas tre muajve për të qënë korrekt me vizën shkojnë përsëri , duke zëvëndësuar njeri-tjetri atje ku punojnë . Këtë po e praktikojnë dhe gratë tani s’i punëtore në familje!
-3 Ç’tregojnë sondazhet ?
Sondazhet e Forcave të Punës (AFP) ka gjetur një papunësi të lartë ndër shqiptarët , 54 % e grave dhe 39% e burrave në moshën 15-49 vjeç.Rezultatet e anketës treguan se vetëm një e katërta e grave të punësuara 15-49 vjeç (26%) punojnë në pozita profesionale, teknike ose menaxheriale.Shitjet dhe shërbimet zënë vetëm një pjesë të punësimit të burrave me (18%).
Në mesin e grave me një universitet ose arsim pasuniversitar, 61% e tyre punojnë në profesion. Një model i ngjashëm është vërejtur me burrat, ku vetëm 45% e atyre me një universitet punojnë në profesionin e tyre. Nga ana tjetër qeveria ka dështuar në thithjen e të diplomuarve jashtë vendit.Dhe kanë dështuar sepse struktura ekonomike e Shqipërisë dhe klima për biznes këtu është në nivelet më të ulëta. Ironia e sondazhit sipas të cilit 61% e të rinjve duan të ikin qëndron në faktin se qeveria aktuale ka propaganduar me të madhe “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, pra se reformat që bëhen tani do t’i gëzojë brezi i ardhshëm. Sipas studimit të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë duke qëndruar online. Megjithatë specialistët shpjegojnë se po t’i hysh më thellë analizave i bie që niveli i papunësisë në Shqipëri të jetë në shifra alarmante dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me dëshirën për të punuar. Mbi të gjitha lidhet me mundësitë që ofrohen nga tregu i punës apo politikat e ndërmarra prej qeverive. Burrat që punojnë jashtë japin vetëm 37% ndihmë në familje.
Gratë sipas studimit, 95% e kohës e shpenzojnë në punët e shtëpisë, kujdesi për fëmijët e duke parë disa telenovela në ditë.Arsyeja tjetër është se paga minimale në Shqipëri është më ulta në rajon. Ajo mujore është 26.000 lekë . Një punëtore më tha , më mirë në asistencë, mbase rrit dhe fëmijët, se sa me një pagë që s’ja vlenë. Tani lind nevoja e fuqia punëtore nga vende të tjera ! E pakuptimtë të kërkosh fuqi punëtore gjetiu!Një kontibut të madh na japin familjarët që jetojnë jashtë, ndryshe do të ishim shumë më keq. Për gjysmën e parë të vitit 2019, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 336 milionë euro, pesë milionë më shumë se në gjashtëmujorin e parë 2018. Së fundmi, INSTAT ka publikuar një raport ku tregohet qartë se ku jetojnë burrat dhe gratë më punëtorë e dembelë të Shqipërisë.
Sipas raportit në fjalë, burrat me inaktivitet më të lartë jetojnë në Dibër. Ndërkohë në vend të dytë renditet Kukësi me shkallë inaktiviteti 36%. Nga ana tjetër po të flasim për gratë me inaktivitet më të lartë, jetojnë në qytetin e Durrësit me shkallë inaktiviteti 56%. Ndërsa në vend të dytë renditen femrat që jetojnë në Tiranë .
Cilët janë më punëtorët ? Meshkujt që jetojnë në Fier . Një tjetër tipar dallues i tregut shqiptar të punës është pjesa relativisht e lartë e të papunëve të dekurajuar të moshës 15-64 vjeç, të cilët përbëjnë 23% të të gjithë individëve. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre, njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore. Berati, Dibra Durrësi dhe Elbasani e rritën buxhetin e tyre mujor për ushqime. Gati 50% e shpenzimeve mujore shkuan për të plotësuar nevojat ushqimore Për të tjerat ………?!
Evdal Nuri

























