Ditën e sotme u zhvilluar një takim mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar mes këtyre të dyve.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Kim ka nxitur të gjitha palët që të përfundojnë reformën në drejtësi, si dhe ka rikonfimuar mbështetjen e SHBA për institucionet demokratike në vend.
“Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e PD Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës.























