Juventus ka prerë biletën për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve falë një goli në shtesë të Duglas Kosta në transfertën përballë Lokomotiv Moskës. Skuadra bardhezi kishte kaluar e para në avantazh me Ramsein (4′), por u arrit nga vendasit falë Mirançuk në minutën e 12-të të sfidës.
Edhe pse krijoi disa raste, Juventusi nuk arriti të gjente rrjetën deri në fundin e sfidës, kur zëvendësuesi Duglas Kosta, mori një pasim nga Higuain dhe pas një sllallomi në zonë dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë Juventusit garancinë e vazhdimësisë në fazën tjetër të këtij aktiviteti.
Lokomotiv Moskë – Juventus 1-2
12′ Mirançuk / 4′ Ramsei, 90’+3′ D. Kosta