Tragjedi në brigjet greke/ 7 të vdekur mes tyre tre fëmijë, operacion i madh shpëtimi në ishullin Oinuses

452
Sigal

Në ishullin Oinuses që ndodhet në brigjet e Greqisë është përmbysur një varkë që vinte nga Turqia, ku mendohet se brenda saj kanë qenë rreth 18 persona.

Sipas mediave greke 7 prej tyre kanë humbur jetën dhe 11 të tjerët kanë arritur të shpëtojnë.

Mes 7 viktimave është mësuar se ka qenë edhe një foshnje e mitur, 4 fëmijë dhe 2 gra. Ndërkohë autoritetet përkatëse akoma po zhvillojnë operacionin e shpëtimit sepse nuk dihet numri i saktë i persona që ishin në varkë.

Në lidhje me personat që po lundronin me këtë varkë është mësuar se janë familjet e dy profesorëve turk, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga politikat e përndjekjes së Erdoganit në Turqi.