Spahiu: Kostot e konçensionit të shëndetësisë, 311 milion euro për 10 vjet kompanive private

480
Sigal

Deputeti Përparim Spahiu ka reaguar në FaceBook rreth kostove të konçensioneve përgjatë një dekade, ku specifikisht ka bërë një analizë të thjeshtë mbi konçensionin e shëndetësisë. Ai ka renditur një sërë kostosh, por asnjë përfitim që marin shqiptarët nga ky konçension. Për të situata kërkon një sqarim nga ekspertët e fushës që mund të jenë ose jo të financave.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut

2.1 milion euro fitim për 2018-n raporton kompania Sani Servise e cila ofron shërbimin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikale (kostot e sterilizimit kalojnë ato të ndërhyrjeve kirurgjikale, nonsens i madh sipas ekspertëve).

731 mijë euro fitime raporton kompania 3P LifeLogistic e cila ofron shërbimin e Check-Up. Kontratë që do të zgjasë 10 vjet ku taksapaguesit do ti paguajnë 54 milion euro edhe nëse nuk bëhet asnjë analizë.

Kompania DiaVita, e cila ofron shërbimin e dializës realizoi 381 mijë euro fitime vitin e kaluar.

Un kisha vetëm një pyetje, për ekspertë, por dhe jo, të financave.

Meqenëse sektori i shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, duke u vërtitur në mes 2-2.5% të PBB-së, më mirë risnim buxhetin vjetor për shëndetësinë apo dhënie me konçension privatëve!?

Vetëm një analizë e tillë e kostove me përfitimet do e sqaronte situatën, kaq kërkohet!