Presidenti Meta pas takimit me gazetaren britanike: Mirënjohje të gjithë miqve të sinqertë të Shqipërisë, që kontribuojnë në ndihmë të popullit tonë

120
Sigal

Ditën e sotme, Presidenti Meta ka zhvilluar një takim me gazetarine britanike Alice Taylor e cila kontribuon për promovimin tek të huajt, artin, kulturën dhe traditat shqiptare.

Me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Presidenti Meta, e falenderon gazetaren për angazhimin dhe mbështetjen, që po i jep “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke ndërgjegjësuar dhe shumë shtetas të huaj, të cilët jetojnë në Shqipëri, që të bashkohen në mënyrë vullentare , kësaj kauze në ndihmë të fëmijëve talasemikë, shqiptarë.

 

Postimi i tij i plotë :

Një bisedë e hapur dhe tepër miqësore me gazetaren britanike, Alice Taylor, e cila ka një dashuri të madhe për Shqipërinë dhe që me blogun e saj TheBalkanista, kontribuon pa u lodhur për promovimin tek të huaj të artit, kulturës dhe traditave shqiptare.
E falënderova për këtë angazhim, por në veçanti për mbështetjen e vyer, që po i jep “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke ndërgjegjësuar shtetasit e huaj, të cilët jetojnë në vendin tonë, që t’i bashkohen vullnetarisht kësaj kauze humane, në ndihmë të fëmijëve talasemikë shqiptarë.
Më impresionoi me vullnetin e saj për të organizuar së afërmi, pas Tiranës, edhe komunitetet e të huajve në Vlorë, Sarandë dhe Durrës, për seanca vullnetare të dhurimit të gjakut, aq i domosdoshëm në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë.
Mirënjohje të gjithë miqve të sinqertë të Shqipërisë, që në respekt të mikpritjes sonë tradicionale, kontribuojnë sipas mundësive të tyre në ndihmë të shtresave më nevojë të popullit tonë.