Kampionati Kombëtar i Notit shqiptar 2019 për të rritur dhe të rinj u mbyll me katër rekorde rekorde të reja. Ekipet e Stelës dhe Eagles, mapionët e Shqipërisë. Ja rezultatet dhe fituesit
Katër rekorde kombëtare në kampionatin e të rriturve & të rinjve. Sonia Kapedani, Nikol Merizaj, Paolo Priska dhe Klavio Meça më të mirët e kampionatit
Stela dhe Eagles, kampionët e shqipërisë
GJERGJ VYSHKA
Në një atmosferë të jashtëzakonshme në mbrëmjen e së martës, Federata Shqiptare e Notit ka mbyllur kampionatin e të rriturve, të rriturave, të rejave dhe të rinjve, ndërsa ishte kjo gara më e rëndësishme e pishinave të hapura në verë. Stela e kryetrajnerit Sadik Mema dhe Eagles e Eduard Canes janë më të mirët e këtij kampionati, ndërsa kanë ngritur dhe trofetë. Respektivisht Stela është kampione për të reja, për të rinj dhe për të rritura, kurse Eagles për të rritur. Ashtu sikurse është bërë e ditur dhe një ditë më parë, pretendentë kanë qenë edhe Tirana e Teuta. Por në fund gjithçka ka qenë nën siglën e Stelës dhe Eagles.
Garë e fortë për sportistin më të mirë
Ndërkohë Sonia Kapedani, Nikol Merizaj, Paolo Priska dhe Klavio Meça kanë qenë sportistët më të mirë të kampionatit. Por gara ka qenë e ashpër, sidomos tek të rejat, sepse Sara Dande, e cila ishte përsëri rekordmene në 1500 metra, ka pasur 1010 pikë FINA. E më pas, edhe për shkak të disa vendeve të para më shumë, Sonia Kapedani është sportistja më e mirë për të reja me 1027 pikë FINA. Përgjithësisht tek vajzat ka pasur rivalitet dhe kjo është e dukshme në këtë kampionat të të rriturve dhe të rinjve.
Katër rekorde
Ndryshe nga kampionati kombëtar i fëmijëve, që është zhvilluar më 26-27 qershor, tek të rriturit janë regjistruar vetëm katër rekorde. Që në një farë mënyrë janë pak. Pas stafetës 4×100 metra miks të Tiranës për të rritura në ditën e dytë kanë qenë tre rekorde. I ka ardhur për fëmijë Kategoria A në 200 metra delfin, atje ku Endi Kola ka fiksuar kohën e re 2’24”09, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte 2’25”62. Po kështu në stafetën 4×100 metra stil i lirë për të rritura dhe të reja, Stela do të jetë kohën e re rekord 4’19”06, kurse koha e mëparshme ishte 4’20”06. Dhe rekordi i fundit do të vinte nga Sara Dande në 1500 metra me kohën e re 19’10”88, kurse rezultati i mëparshëm, që mbahej po prej kësaj notareje, ishte 19’19”47. E në këtë mënyrë ka përfunduar kampionati kombëtar i të rriturve dhe të rinjve nën siglën e Stelës dhe të Eagles.
REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT KOMBËTAR TË TË RRITURVE & TË RINJVE
TË REJA
400 M STIL I LIRË VIVIAN XHEMOLLARI (TRADITA) 4’59”84
100 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 1’23”88
100 M DELFIN EMI METALLA (STELA) 1’20”62
50 M SHPINË JONA THOMAI (STELA) 34”75
200 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 2’57”75
50 M DELFIN JONA THOMAI (STELA) 34”00
1500 M STIL I LIRË SARA DANDE (STELA) 19’10”88
SI EKIP: STELA
SPORTISTJA MË E MIRË: SONIA KAPEDANI 1027 PIKË FINA
TË RINJ
50 M STIL I LIRË DALVI ELEZI (TEUTA) 25”94
200 M DELFIN ENDI KOLA (STELA) 2’24”09
800 M STIL I LIRË PAOLO PRISKA (EAGLES) 9’21”88
100 M BRETKOSË XHON DIKO (EAGLES) 1’09”88
200 M SHPINË ELIO VELI (STELA) 2’20”28
100 M STIL I LIRË PAOLO PRISKA (EAGLES) 55”57
1500 M STIL I LIRË ALESANDRO MUKA (TEUTA) 18’50”16
SI EKIP: STELA
SPORTISTI MË I MIRË: PAOLO PRISKA (EAGLES) 1124 PIKË FINA
TË RRITURA
400 M STIL I LIRË VIVIAN XHEMOLLARI (TRADITA) 4’59”84
100 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 1’23”88
100 M DELFIN NIKOL MERIZAJ (TIRANA) 1’08”29
50 M SHPINË JONA THOMAI (STELA) 34”75
200 M BRETKOSË TELMA HARSHOVA (STELA) 2’57”75
50 M DELFIN NIKOL MERIZAJ (TIRANA) 30”28
1500 M STIL I LIRË SARA DANDE (STELA) 19’10”88
SI EKIP: STELA
SPORTISTJA MË E MIRË: NIKOL MERIZAJ (TIRANA) 1123 PIKË FINA
TË RRITUR
50 M STIL I LIRË DENI BAHOLLI (STELA) 25”65
200 M DELFIN ANDI MARA (EAGLES) 2’23”44
800 M STIL I LIRË KLAVIO MEÇA (TEUTA) 9’02”91
100 M BRETKOSË KRISTO PETKO (EAGLES) 1’08”28
200 M SHPINË ELIO VELI (STELA) 2’20”28
100 M STIL I LIRË PAOLO PRISKA (EAGLES) 55”57
1500 M STIL I LIRË ALESANDRO MUKA (TEUTA) 18’50”16
SI EKIP: EAGLES
SPORTISTI MË I MIRË: KLAVIO MEÇA (TEUTA) 1276 PIKË FINA