Nënkryetarja e LSI-së për Spiropalin: Miza e kalit vazhdon zukatjen

632
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, përmes një postimi në facebook, thotë se Ministrja e Qeverisë, Elisa Spiropali, është bërë si miza e kalit që vazhdon zukatjen. Sipas saj, nga ”Ramaforma” ajo ka përfituar më shumë. ”Duke shpëtuar nga raportet e “Crown Agents” që u fshinë, nga nafta bruto që derdhej lumë në serbatorët e makinave të shqiptarëve dhe mushkritë e femijëve, deri tek dogana e Fierit që u bë më e madhe se ajo e Durrësit. Nga tenderat e ujësjellsave tek kondicionerët dhe kolitë e cigareve që zhdoganoheshin si rroba të përdorura”.

Postimi i plotë

Zukatja e Elisës është bërë si ajo e mizës së kalit. Pasi del nga poshtë bishtit të kalit i duket vetja se është e mençur dhe triumfatore.

Nga “Ramaforma” në Drejtësi ajo është një ndër përfitueset e para, duke shpëtuar nga raportet e “Crown Agents” që u fshinë, nga nafta bruto që derdhej lumë në serbatorët e makinave të shqiptarëve dhe mushkritë e femijëve, deri tek dogana e Fierit që u bë më e madhe se ajo e Durrësit.

Nga tenderat e ujësjellsave tek kondicionerët dhe kolitë e cigareve që zhdoganoheshin si rroba të përdorura. Fiks siç është edhe vetë, nje rrobë e përdorur! Miza e kalit vazhdon zukatjen. Sa të ketë PPP-në e zgjedhur me 69 vota ajo do “bëz bëz” e qetë.

Fundin do e ketë si një rrobë shumë e përdorur e hedhur pa asnjë dhimbshuri në kazanet e plehrave, nga ku sot merr vëmendje zukatja e saj.