Moti i keq, mbyllet hekurudha mes Francës dhe Italisë

447
Sigal

Një stuhi e fuqishme ka dëmtuar dje në mbrëmje linjën hekurudhore me shpejtësi të lartë mes Francës dhe Italisë, duke shkaktuar një baltë të madhe që ka bllokuar binarët.

Për javë të tëra linja mes Saint-Jean de Maurienne e Modane – ka njoftuar kompaninë franceze SNCF- do të qëndrojë e mbyllur.

Bëhet fjalë për trena me shpejtësi të lartë- 3 në ditë- që lëvizin mes Parisit dhe Milanos, si dhe trena të shumtë që transportojnë mallra mes dy vendeve.

Treni i fundit që duhet të hynte në Francë u kthye në Milano. Pasagjerët e një rajoni me drejtim nga Chambery, kanë marrë një autobus për të arritur në destinacion.