Një 40 vjeçar nga burgu i Fierit ka mbërritur i vdekur në spitalin e këtij qyteti pak minuta më parë. Bëhet fjalë për të dënuarin Dritan Zeqiri, 40 vjeç.
Mësohet se ai ka mbërritur në spital pa shenja jete dhe është dërguar në morgun e qytetit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Janë të paqarta shkaqet që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen, ndërkohë që hetimet për rastin kanë nisur tashmë.