Mollët e kuqe
Mollët e kuqe u shtrinë barit të verdhë, Kontraste tek vjeshta i pat vjelë, Mollët e kuqe,ngjyra e tyre u vrenjt,
U vel…
Mollët e kuqe u plakën ngadalë,u kalbën. Shtrin trupat e tyre truallit vjeshtuk. Mollët e kuqe u vranë, u kafshuan mazokiste nga plakja që zhduk…
Pa ngjyrë
Të silazhda ngjyra, të errëta dhe gri. Kërkojnë ende, lypin qiellin tërë hi… Të paktat dritare në qytetin e heshtur. Ç’u bë vallë me diellin e djegur? Rrugët e veshura me pardesy vjeshte. Shkrime në mure. emra, ç’kokolepsje… Pemët tartare, gjethe verdhacuke. Mallet e vrenjtura si dikur..
Makina të 80-s,
Bredhin në mes të qytetit, Thjesht,
Pa ngjyrë dhe të epur…