Shqipëria “sëmuret” nga plakja e popullsisë. Ja qytet më të plakura

604
Sigal

Emigracioni i lartë që ka mbërthyer vendin tonë, ku shumë të rinj po largohen dita ditës drejt një jete më të mirë jashtë Shqipërisë, si dhe ulja e numrit të lindjeve, po sjellin ndryshime të mëdha në demografinë shqiptare. Këto faktorë kanë krijuar një proces të shpejtë plakjeje të popullsisë në krahasim me vendet evropiane. Në Shqipëri, mosha mesatare e popullsisë prej 35.4 vjeç, është ndër më të rejat në Evropë (40-47 vjeç në varësi të rajoneve), megjithatë këto shifra priten të ndryshojnë me shpejtësi.
Qarqet më të plakura në Shqipëri
Duke iu referuar shifrave të Eurostat, qarqet më të plakura të Shqipërisë janë Gjirokastra, Saranda dhe Lezha. Në 2017 mosha mesatare në Gjirokastër ishte 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37.2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç. Qarqet me moshën mesatare më të re të popullsisë janë ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç.
Situata në Evropë
Popullsia më e plakur në Evropë raportohet në Gjermaninë e Veriut, ku mosha mesatare varion në 47 vjeç, e ndjekur nga Spanja dhe Italia. Ndërsa moshën mesatare më të re në Evropë e kanë vendet lindjes së BE si Bullgaria, Polonia, Turqia e Rumania. Tek të gjitha këto vende mosha mesatare e popullsisë është nën 40 vjeç.