Opozita e bashkuar: 16 Marsi vendos për zgjedhjet vendore

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi zbardh qëndrimin e opozitës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019

Pas 16 marsit, merret vendimi politik, nëse do të marrim pjesë në zgjedhjet bashkiake

Sigal

Jakup B. GJOÇA

Opozita, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve e ka bërë të qartë, që nuk do të ketë zgjidhje tjetër politike, përveçse largimi i Edi Ramës nga qeveria, shpërndarja e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore të socialistëve, por me njerëz të paprekur nga krimi dhe korrupsioni, të cilët do të jenë një garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pas 16 marsit, vendimi politik për zgjedhjet e 30 qershorit

Opozita ka bërë publike edhe një pjesë të strategjisë që do ndjekë. Protesta çdo të enjte, para Kuvendit, ndërsa më 16 mars do të zhvillohet protesta e madhe  mbarëkombëtare. Dje, deputeti i opozitës dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pas mbledhjes me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe aleatët e tjerë në selinë e PD-së, ka zbuluar linjën që do të mbajë. Shehi, tha se opozita do të rishikojë pozicionin e saj pas protestës së 16 shkurtit, ku sulmi i saj do jetë 360 gradë. A do të dorëzojnë mandatet edhe këshilltarët bashkiakë?  Deputeti Dashamir Shehi u përgjigj edhe pyetjes, nëse opozita do të tërheqë nga këshillat bashkiakë të gjithë, duke pohuar se kjo temë nuk është diskutuar akoma.  Deputeti Shehi: Nuk e kemi diskutuar këtë punë. Këto do të diskutohen pas datës 16. Të jeni të sigurt që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë. Në të gjitha institucionet, në të gjithë hapësirën shoqërore, politike dhe ndërkombëtare. Këtë do e përcaktojmë pas datës 16 mars kur do të jetë dhe protesta e madhe. Ne gjykojmë se ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet, tradicional, klasik, që këtu para demokracisë vihet stabiliteti.  I mirëkuptojmë. Por gjykojmë se nga pozicioni i sotëm i demokratëve, ndryshe nga ai që ishte para tre muajve, ka një avancim shumë të madh. Kanë filluar ta kuptojnë edhe ata që sa të jetë zoti Rama do të ketë gjithnjë e më pak stabilitet, gjithnjë e më shumë drogë dhe krim të organizuar. Kështu që jemi edhe në rrugën për t’i bindur edhe ndërkombëtarët për këtë punë.

Basha: Veprimi politik i opozitës është përgjigja e qytetarëve

Dje, kryetari i PD-së Lulzim Basha, deklaroi se nuk ka rrugë tjetër politike, përveçse largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore me njerëz të palidhur me krimin. Basha: Rama duhet të largohet. Kupa është mbushur dhe veprimi politik i opozitës, sikundër jam i bindur dhe përgjigja e qytetarëve tani jemi në krah të tyre pa asnjë imunitet të padiferencuar nga ata do të vazhdojë të jetë masive e qëndrueshme dhe e bashkuar.  Nuk ka zgjidhje tjetër përveç largimit të Ramës, një qeverie tranzitore, me njerëz të palidhur me krimin, t’i zgjidhen duart prokurorisë dhe gjykata të bëjë punën e duhur dhe një parlament që del nga vota e njerëzve. Ai kishte edhe një ftesë për ndërkombëtarët. Basha: Ftoj faktorin ndërkombëtar që të mos gënjejë veten, se shqiptarët nuk i gënjen dot më. Me Ramën në krye të vendit Shqipëria nuk do të bëjë asnjë hap përpara dhe opozita do të vazhdojë e vendosur betejën e saj deri në largimin e kapobandës dhe çlirimin e Shqipërisë, demokracisë dhe PS