Arrestohet në Bolivi terroristi italian Cesare Battisti

Eshtë arrestuar në Bolivi terroristi i njohur italian Cesare Battisti, njoftoi këshilltari i presidentit, Jair Bolsonaro.

Në dhjetorin e kaluar, gjykata braziliane urdhëroi arrestimin e italianit, i cili ishte larguar nga vendi dekada më parë dhe ishte dënuar në mungesë për vrasje.

NOA

Bolsonaro deklaroi se arrestimi i Battistit ishte një dhuratë e vogël për Italinë.

“Terroristi italian, Cesare Battisti u arrestua në Bolivi”, tha këshilltari Filipe Martins.

“Battisti u kap! Demokracia është më e fortë se terrorizmi”, deklaroi ambasadori italian në Brazil, Antonio Bernardini.

Battisti, anëtar themelues i grupit radikal italian ”Proletarët e armatosur për komunizmin” u dënua në vitin 1993 për katër vrasje politike në vitet ’70.

Gjatë viteve ’60-’80, Italia u përfshi nga dhuna e ekstremistëve të majta dhe të djathta që çuan në vdekjen e qindra njerëzve.