Juventus vendos çmimin për mbrojtësin, ankandi nis nga 50 milionë euro

444
Sigal

Për të disatën herë me radhë Aleks Sandro i shkel syrin Premier Ligës dhe këtë herë duket se Juventusi është lodhur nga këto deklarata, duke vendosur që të nxjerrë në shitje, por duke lajmëruar klubet e interesuara për të se ankandi mund të quhet i hapur, por që drejtuesit bardhezinj nuk do të lodhen së dëgjuari oferta që nisin nën 50 milionë euro.

Në këtë mënyrë, braziliani i krahut të majtë, i cili edhe pse nënvizon se është i lumtur në Torino, mund të ketë shansin që të jetë i lirë për të vlerësuar ofertat që vijnë për të. Por, pa shumën e duhur të parave, Juventusi nuk ka  ndërmend që t’ia “falë” lojtarin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2020, Sitit, Çelsit apo Junajtid.