Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”: Dënojmë qëndrime dhe veprime irredentiste, të ekstremistëve nga qarqe të ndryshme greke

1346
Sigal

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, duke ndjekur me shqetësim ceremoninë mortore të ekstremistit grek Kostantinos Katsifas, i cili u vra në tentativë agresioni duke qëlluar ndaj policisë, vëren se kanë vërshuan grupe nacionaliste greke, me parulla të turpshme antishqiptare “sopatë dhe zjarr ndaj qenve shqiptar”. Turma histerike me thirrje irredentiste “Vorioepiri është Greqi” është një precedent i pazakontë që cenon ndjenjat dhe krenarinë kombëtare në Shqipëri. Manifestimi me parulla dhe flamuj grek, që shoqëronin arkmortin që ekstremistët grek po e kthejnë në hero, me thirrje provokuese “se shembulli yt na frymëzon”, tregon që qarqe të frymëzimit të grupeve shoviniste greke kërkojnë që të cenojnë marrëdhëniet midis dy popujve tanë, me tradita të një fqinjësie të mirë. Sjellje të ekstremistëve grekë për ta kthyer arkmortin në një demonstrim politik duke hedhur parulla antishqiptare, është një provokim i hapur në shtëpinë tonë, që nuk do ta lejonte dhe toleronte asnjë shtet sado i vogël apo liberal të tregohesh para ngjarjeve që ulin dinjitetin dhe prekin integritetin kombëtar.

Ne si shoqatë Atdhetare “Nderi i Kombit”, dënojmë qëndrime dhe veprime irredentiste, që na provokojnë në shtëpinë tonë, qofshin ato nga ekstremistë të qarqeve të ndryshme greke, të minoritetit me miopi politike, apo të mercenarëve shqiptaë që janë shitur te qarqe antishqiptare.

Kryesia E Shoqatës Kulturore Atdhetare“Labëria”, “Nderi i Kombit”