Aktorja e famshme i kërkon një puthje Princ William, ai e refuzon

449
Sigal

Aktorja Emma Thompson mori të mërkurën statusin Dame Commander of the British Empire në Buckingham Palace.

Gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit, ajo u takua me Princ William , i cili e nderoi me statusin.

Por aktorja u përpoq që ti ‘rrëmbente’ një puthje princit, por William e refuzoi.

“E dua Princ William,”-tha fituesja e Oskar për People. “E kam njohur që kur ishte i vogël. E pyeta nëse mund ta puthja apo jo, por ai më tha: Jo, mos. Kjo ditë nuk është për mua është për ty.”

Aktorja u shfaq në ceremoni e veshur me një kostum dhe atlete të bardha, duke shkelur protokollin mbretëror.