Kim dhe Kanye, me shapka dhe fustan latex për në dasëm

621
Sigal

Look ekstrem për reperin dhe të shoqen: ajo shumë seksi, ai më shumë se ç’duhet ‘casual’.

Në një dasëm, dihet, nuk duhet të biesh më shumë në sy se nusja. Një rregull ky, që mesa duket, nuk vlen për Kim Kardashian dhe bashkëshortin e saj Kanye West. Për dasmën e miqve të tyre 2 Chainz dhe Kesha Ward, në vilën në Majemi që dikur ishte e të ndjerit Gianni Versace, çifti zgjodhi një look aspak të zakontë: lateks fosforeshent për Kim dhe shapka gome për Kanye.

Kim Kardashian ishte super seksi me atë fustan që nxirrte në pah çdo formë të saj, me një çarje të theksuar që nxirrte kofshën e bëshme dhe dekolte ‘eksplozive’.

Për të kompletuar fustanin, sandale me lëkurë pitoni me takë të hollë dhe të lartë, si dhe syze me pasqyrë të firmës Dior.

I denjë për t’u vënë re edhe veshja e bashkëshortit të saj Kanye West.

Kostumi shik Louis Vuitton në ngjrë jeshile të lehtë ishte veshur pa asgjë poshtë xhaketës, por ajo që vërtet të ‘lë pa mend’ ishin një palë shapka super komode në dukje.

Reperi kishte zgjedhur shapka nga linja e tij e veshjes Yeezy, të veshura me çorape dhe me siguri të një mase shumë të vogël.