Policia greke ka arrestuar një të ri me origjinë po greke i cili po udhëtonte me autobusin e linjës Qafë Botë- Igumenicë, së bashku me një çantë të mbushur me drogë.
Nga kontrolli i ushtruar, grekut i janë gjetur në çantë plotë 3 kg e 132 gramë marijuanë shqiptare, të cilën i riu po tentonte ta kalonte në kufirin grek.
Efektivët kanë sekuestruar drogën dhe prangosur të riun.