Lumi Ishëm del nga shtrati! 30 banesa dhe dhjetëra hektarë tokë nën pushtetin e ujit

487
Sigal

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, te rëna gjatë 24 orëve të fundit, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati.

Për pasoje disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore ne fshatin Mallkuc e Murqine janë përmbytur, ndërkohë që sipërfaqja e përmbytur vijon të zmadhohet pasi prurjet po rriten çdo sekondë.

Gjithashtu, rreth 30 banesa në fshatin Murqinë janë të rrethuara nga uji si dhe rruga që lidh dy lagjet e përmbytura.

Megjithëse ky fenomen është kthyer në kangrenë për fshatrat e zonës së Bilait, të cilët përmbyten 5-6 herë gjatë një viti, nuk është marrë absolutisht asnjë masë.

Banorët e këtyre zonave patën shprese se diçka do bëhej me ardhjen e eskavatorëve të rinj, të cilët ju dhuruan bordeve të kullimit të cilët janë ne vartesi te bashkisë, asnjë punë nuk është berë…

Nuk dihet se ç’funksion kryejne eskavatorët dhe bordi i kullimit i bashkisë Krujë pasi kanalet në këto zona vijojnë të jene te papastruara , ose në disa vende janë pastruar pjesë të vogla që nuk kryejnë asnjë funksion…