STUDIMET NË UNIVERSITETET AMERIKANE

1149
Ambasada: Aplikoni për programet dhe bursat e studimit në SHBA
Do të pranohen aplikime për programet Hubert H. Humphrey, Fulbright Scholar dhe Fulbright Student
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi se mirëpret aplikime për programet Hubert H. Humphrey, Fulbright Scholar dhe Fulbright Student. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikimet për vitin akademik 2019-2020 për programin Fulbright për Studentë të Huaj. 

Programi Fulbright për Studentë të Huaj 
Është program një ose dyvjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara. Në bazë të një procesi të hapur konkurrimi, bursat u jepen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtimin në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë.

Fushat e Studimit për Fulbright
Shkenca natyrore dhe sociale
Agrikulturë
Inxhinieri
Biznes
Ekonomik
Administrim Publik
Administrim Shëndetësor
Letërsi dhe gjuhësi
Psikologji
Bibliotekonomi
Kërkime arsimore
Juridik
Teatër/Balet
Arsim
Gazetari

Kohëzgjatja e grantit – Bursat zakonisht zgjasin një deri në dy vjet universitetet në Shtetet e Bashkuara për të përfituar një diplomë Master. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën 2 vjet në përfundim të programit.

Kërkesat për kualifikim 
Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katërvjeçar (ose Diplome te programeve 3+1 ose 3+2 sipas Sistemit të Bolonjës) në fushën e tyre të studimit.

Aplikantët duhet të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të demonstrojnë aftësi lidership.

Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (në nivelin e 580 pikëve të provimit TOEFL; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentin e aplikimit.)

Aplikantët duhet të kualifikohen për të marrë vizë J-1.

Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.
SHËNIM: Qytetarët Amerikanë, rezidentët e përhershëm (mbajtës të Green Card), familjarë të afërt të punonjësve të Ambasadës së ShBA, përfitues të bursës Fulbright në pesë vitet e fundit, individë që janë regjistruar në programe studimi ose me përvojë studimi të mëparshme në Shtete e Bashkuara, të punësuar në Shtetet e Bashkuara, të martuar me qytetarë amerikanë ose që kanë aplikuar të emigrojnë ose kanë kërkuar azil në një vend tjetër nuk mund të aplikojnë.

Dispozitat financiare
Bursa e programit Fulbright garanton shkollimin, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, udhëtim vajtje ardhje në institucionin pritës. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.

Procedura e aplikimit
Forma e aplikimit për Programin Fulbright për Studiues të Huaj duhet plotësuar në mënyrë elektronike, këtu. Aplikimet e plotësuara duhet të futen në sistemin embark jo më vonë se data 20 qershor, 2018.

Aplikimi i plotë përfshin:
Formularin e aplikimit
CV të detajuar
Një shkrim akademik (artikull, etj. nëse është e detyruar për fushën e studimit)
Tre letra reference
Kopje të faqes biografike të pasaportës
Kopje të përkthyera të diplomave dhe certifikatave të notave nga të gjitha institucionet akademike ku ke studiuar; kopjet e noterizuara nuk janë të domosdoshme
Certifikata të tjera (që lidhen me fushën e studimit)
Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
Programin Fulbright për Studiues të Huaj
Ambasada e SHBA pranon aplikime për vitin akademik 2019-2020 për Programin Fulbright për Studiues të Huaj. Programin Fulbright për Studiues të Huaj është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj, që u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Në bazë të një procesi të hapur konkurrimi, bursat u jepen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtimin në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë.

Fushat e studimit
Dramë
Studime fetare
Punë sociale
Kimi
Letërsi/Gjuhësi
Komunikim
Juridik
Sociologji
Gazetari
Bibliotekonomi
Shkenca kompjuterike
Histori (jo amerikane)
Shëndet publik
Shkrim krijues
Linguistikë
Letërsi amerikane
Administrim publik
Shkenca informative
Shkenca mjedisore
Administrim Biznesi
TEFL/Gjuhësi e aplikuar
Kohëzgjatja e grantit

Bursat zakonisht zgjasin tre deri në gjashtë muaj në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën 2 vjet në përfundim të Programit.

Kërkesat për kualifikim
Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
Aplikantët duhet të kenë gradën Doktor ose të jenë kandidatë për gradën Doktor në fushën e tyre të studimit.
Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë mësimdhënie dhe/ose kërkimore në një universitet shqiptar ose institucion tjetër kërkimor
Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (në nivelin e 580 pikëve të provimit TOEFL; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentin e aplikimit.)

Aplikantët duhet të kualifikohen për të marrë vizë J-1.
Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.
Studiuesit në fushat e mjekësisë së përgjithshme, stomatologji, veterinari, infermieri dhe fusha të tjera puna kërkimore e të cilëve përfshin kontakt klinik me pacientët nuk kualifikohen për programin Fulbright. Kandidatët me diploma në fushën e mjekësisë nuk lejohen të realizojnë rezidenca mjekësore apo praktika në Shtetet e bashkuara si Fulbright-istë.

SHËNIM: Qytetarët Amerikanë, rezidentët e përhershëm (mbajtës të Green Card), familjarë të afërt të punonjësve të Ambasadës së ShBA, përfitues të bursës Fulbright në pesë vitet e fundit, individë që janë regjistruar në programe studimi ose me përvojë studimi të mëparshme në Shtetet e Bashkuara, të punësuar në Shtetet e Bashkuara, të martuar me qytetarë amerikan, ose që kanë aplikuar të emigrojnë ose kanë kërkuar azil në një vend tjetër nuk mund të aplikojnë.

Dispozitat Financiare
Bursa e programit Fulbright garanton shkollimin, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, udhëtim vajtje ardhje në institucionin pritës. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.

Procedura e aplikimit
Forma e aplikimit për Programin Fulbright për Studiues të Huaj duhet plotësuar në mënyrë elektronike, këtu. Aplikimet e plotësuara duhet të futen në sistemin embark jo më vonë se data 20 qershor, 2018.

Aplikimi i plotë përfshin:
Formularin e aplikimit
Përshkrim të detajuar të studimit të propozuar
CV të detajuar
Tre letra reference
Kopje të faqes biografike të pasaportës
Kopje të përkthyera të diplomave dhe certifikatave të notave (të studimeve universitare, Master dhe Doktoraturë); kopjet e noterizuara nuk janë të domosdoshme
Certifikata të tjera (që lidhen me fushën e studimit)
Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
Letër ftesë apo pranimi nga një institucion në ShBA (preferohet por nuk është e domosdoshme)

(Në numrin e ardhshëm të dhënat e aplikimit për Programin Hubert H. Humphrey)
Sigal