Atentati i dyfishtë në Kurbin, gjenden dy pistoletā pranë klinikës ku kurohej Eduart Lamaj

348
Sigal

Dy pistoletā u gjetën pranë klinikës private në Tiranë ku kurohej Eduart Lamaj, autori i dyshuar i vrāsjes së dyfishtë në Kurbin.

Armët u gjetën ditën e arrestimit të Eduart Lamajt në klinikën private ku ai po mjekohej. Dy pistoletāt u dërguan në laborator për ekspertizë.

“Në vijim të veprimeve të kryera, në rrugën “Pjetër Budi”, në një pusetë pas klinikës ku mjekohej ilegalisht autori i dyshuar i vrāsjes, u gjetën dhe u sekuestruan dy ārmë zjarri pistoletā që dyshohet se janë përdorur në ngjarjen kriminale.

Më parë, falë informacioneve policore u bë i mundur lokalizimi i autorit, kapja e prangosja e tij, si dhe prangosja e dy mjekëve që mjekonin ilegalisht autorin e dyshuar” informoi policia e Tiranës.

Nga informacionet paraprake nuk dihet ende nëse ato janë përdorur në vrāsjen e dyfishtë.

Gjykata e Kurbinit vendosi dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për Eduart Lamaj.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim pasi mbeti i plāgosur gjatë shkëmbit te zjarrit mbrëmjen e 30-majit në Kurbin.

Vrāsja në Laç – I riu mbeti i plagosur në këmbë gjatë atentatit ku mbetën të vrārë biznesmenët Bujar Hysenit (Lika) dhe Paulin Gjergjit (Markaj), ngjarje e ndodhur më 30 maj brenda ambienteve të një hoteli në autostradën Milot-Mamurras.