Haradinaj: Deri në fund të vitit, lajme të mira për liberalizimin

495
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova po avancon drejt liberalizimit të vizave por se pa plotësuar kushtet nuk mund të ndodh liberalizimi.
Ai edhe një herë tha se zgjidhje për plotësimin e kushtit për demarkimin e kufizimit me Malin e Zi, mbetet arbitrazhi ngaqë, sipas tij, nuk i kanë votat për versionin aktual që edhe vetë e kundërshton.
Kreu i qeverisë, duke folur për punën e komisionit të ri, ka paralajmëruar se deri në fund të vitit do të ketë lajme sa i përket liberalizimit, pa specifikuar qartë se çfarë.
Haradinaj këto komente i bëri gjatë vizitës në Ministrinë e Tregtisë, ku tha se deri në fund të vitit presin të kenë lajme të mira sa i përket liberalizimit.
Kurse, ministri i Tregtisë, Bajram Hasani tha se kanë biseduar për punët që kanë bërë dhe planin se si do të veprojnë më tutje.
Sigal