Rama për Territorian: Pa PS-në nuk mund të bëhen llogaritë!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar votimin në Kuvend për Reformën Territoriale, e cila parashikon riorganizimin e pushtetit vendor dhe shkrirjen e 15 bashkive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u ndal te rezultati i votimit, duke e konsideruar atë një tregues të rolit të Partisë Socialiste në këtë proces

Sigal

“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”,– shkruan Rama.