Mehmet Rrapo – ish Specialist Kriminaliteti në Policinë e Shtetit
-Sipas rrëfimit të një prostitute braziliane, e cila prej vitesh, së bashku me eskortën e saj, kryen prostitucion në Tiranë dhe në qytetet turistike shqiptare-
“Përgjithësisht banesat i kërkojmë me shumë privatësi sepse kështu krijojmë edhe kushte të mira për klientet tona. Ka patur raste që kemi siguruar dhe banesa me qera me afat disamujor, jo për të ushtruar profesionin,por për të jetuar të qeta. Kur dalim jashtë Tiranës dhe nuk mund të gjejmë banesa, detyrohemi të sistemohemi nëpër hotele. Në raste të tilla mjedisin e ushtrimit të profesionit e sigurojnë vetë klientët…” – rrëfen brazilianja Bruna. Sipas saj, Tirana është vendi më i preferuar dhe më i garantuar për punën e tyre.
Nëse i referohemi legjislacionit shqiptar, rezulton që prostitucioni si fenomen shoqëror, i pëhapur shumë në botë, është i ndaluar të ushtrohet, aq më shumë në vende publike. Faqtkeqësisht ky fenomen, pas viteve 90, pushtoi hartën gjeografike të Shqipërisë duke u përhapur masivisht dhe publikisht. Ishin zhvillimet e vrullshme politike dhe kushtet ekonomike, ato që favorizuan këtë fenomen sa negativ, aq edhe të ndjeshëm për shoqërinë e brishtë shqiptare. Ushtruesit e këtij fenoimeni ndoshta nuk e dinë që ky veprim dënohet me ligj dhe se në Kodin Penal, neni 110, gërma “a” dhe neni 128, gërma “b” parashikohjet një dënim prej deri në 15 vite burgim. Kështu dënohen jo vetëm ushtrimi i prostitucionit, por edhe shfrytëzimi, nxitja apo ndërmjetësimi i këtij fenomeni. Dënimet variojnë sipas rastit nga 2 deri në 15 vjet heqjje lirie. Dënimet rëndohen kur në dispozicion të këtij fenomeni vihen në përdorim lokale e mjedise të tjera të përshtatura enkas e të menaxhuara nga sekserë të prostitucionit. Edhe marrja me qera e lokalave për këtë qëllim ka rriskun e vet të dënimit sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Faktet, megjithë masat e marra nga Shteti Shqiptar, janë tronditëse dhe flasin për një prezencë të hapur të prostitucionit në vendin tonë. Fillimisht ushtrueset e seksit erdhën na zonat rurale në qytete të ndryshme, ndërkohë që qytetet shqiptare janë pushtuar haptas nga prostituta me pasaporta të huaja. Sidomos në Kryeqytet, prostitutat e huaja janë të organizuara e të grupuara nëpër hotele apo mjedise të marra me qera.
Shtetaset e huaja, personazhe të prostitucionit në Shqipëri
Shtetaset e huaja janë bërë vendalije prej vitesh dhe mjeshtre të ushtrimit të prostitucionit duke trajnuar edhe prostituta vendase. Me shtimin e numrit të turistëve të huaj, është shtuar edhe numri i prostitutave të huaja. Kryesisht origjina e tyre është nga Rumania, Amerika Latine, Afrika dhe Europa Lindore. Vatrat ose shtretrit kryesorë ku kanë gjetur ngrohtësi prostitutat e huaja janë qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda dhe Elbasani. Në mungesë të një transparence të plotë nga organet e specializuara të Policisë së Shtetit, shifrat janë alarmante dhe të frikshme. Më i frikshëm është i ashtuquajturi prostitucion VIP, të cilin e frekuentojnë njerëzit e parasë siç janë biznesmenët, politikanët, avokatët e deri punonjës të policisë. Si ish punonjës, specialist në fushën e kriminalitetit prej disa vitesh, prej kohësh kam nisur të hetoj në terren dhe të grumbulloj të dhëna nga Rubrika “Eskorta Yoka Tirana” si dhe nga media të ndryshme që guxojnë të hapin gojën. Më ka tërhequr vëmendjen një shtetase braziliane me këto gjeneralitete: “Bruna Burges da Silva”, e cila prej disa vitesh, së bashku me një eskortë shoqesh, ushtron rregullisht prostitucion në vendin tonë, ose më saktë në kreqytetin tonë, Tiranë. Madje me Brunën munda të lidhesha me një numër telefoni dhe u takuam në një vend të qetë, larg vëmendjes dhe zhurmave. U skandalizova kur nga goja e saj mësova se çmimi për një akt seksual varionte nga 200 – 250 Euro, ndërkohë që shërbimi për një natë shkonte nga 1000 deri në 1200 Euro.pasi porosita gotën e dytë të pijes, Çiros dopio, me shumë kujdes nisa ta pyes për rrugët e hyrjes në Shqipëri dhe u befasova kur nga goja e Brunës mësova se hyrja në Shqipëri bëhej në mënyrë të ligjshme duke u organizuar në angjesitë turistike dhe para autoriteteve shqiptare prezantoheshin me dokumentacion të rregullt. Stacionet e zbarkimit kryesisht janë Porti i Durrësit dhe Aeroporti i Rinasit.
Ku banojnë prostitutat e huaja në Shqipëri?!
Bruna tregon se me të mbërritur në Shqipëri fillimisht marrin apartamente ditore me “AIR BNB”, larg hoteleve dhe syrit të vëzhgimit.”Përgjithësisht banesat i kërkojmë me shumë privatësi sepse kështu krijojmë edhe kushte të mira për klientet tona. Ka patur raste që kemi siguruar dhe banesa me qera me afat disamujor, jo për të ushtruar profesionin,por për të jetuar të qeta. Kur dalim jashtë Tiranës dhe nuk mund të gjejmë banesa, detyrohemi të sistemohemi nëpër hotele. Në raste të tilla mjedisin e ushtrimit të profesionit e sigurojnë vetë klientët…” – rrëfen brazilianja Bruna. Sipas saj, Tirana është vendi më i preferuar dhe më i garantuar për punën e tyre. Në kohë të plazhit, ato me eskorta lëvizin në Durrës, Vlorë, Sarandë, Ksamil apo Velipojë. Kur mërziten në Shqipëri, preferojnë vendet fqinje të Kosovës, Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut etj. “Në këto vende qëndrojmë kur nuk kemi punë duke pritur që të kthehemi përsëri në Shqipëri, pasi vetëm këtu kemi klientelë të rregullt që nuk na hap probleme”, – thotë Bruna. Madje, sipas saj, në Shqipëri ka edhe klilente që ndihmojnë e punojnë pa pagesë duke favorizuar haptasi prostutuimin e prostitutave të huaja, janë pikërisht kjo kategori që kryen detyrën e lajmëruesit në rast të ndonjë kontrolli të autoriteteve policore si dhe japin “leksione” për legjislacionin shqiptar, sidomos për transferimin e eurove për në Brazil. Lidhur me këtë situatë Bruna tregon: “Njëherë gabova kur nisa 20 mijë euro nga Kosova në Brazil. Ajo shumë ishte bllokuar në Brazil, ndërkohë që këtu në Shqipëri na ndihmojnë dhe mundësojnë që të dërgojmë pagesa pa ndonjë problem për në Brazil që nuk kalon 20 përqind të shumës së lejuar”. Ajo flet edhe për mënyrën e takimeve me eskortën, e cila lëviz e ushtron prostitucion në brëndësi dhe periferi të Tiranës. “Në adresë të eskortës dërgohet një kërkesë apo mesazh për takim. Kërkesa analizohet dhe nga eskorta na kthehet një përgjigje. Takimi bëhet në një vend që njihet mirë prej saj. Aty bihet dakord për shpërblimin dhe pastaj secili shkon në punën e tij. Këtë punë si unë dhe shoqet e mia e bëjmë vetë dhe nuk kemi ndonjë menaxher të caktuar ose të imponuar nga të tjerët. Ne punojmë me dëshirën tonë për veten tonë, ndërkohë që edhe familjet tona në Brazil nuk e dinë se çfarë pune bëjmë…., – thotë brazilianja, prostitutë në Tiranë. Nga biseda e bërë me Brunën, duket qartë se nuk mund të ndalohet hyrja e kësaj kategorie nëpërmjet pikave të kalimit kufitar apo detar për në vendin tonë, pasi ky kontigjent shfrytëzon angjesitë turistike me dokumentacion të rregullt. Problemi qëndron tek mbështetja që ato kanë për transfertat e parave, për aferat seksuale pa shpërblim, përfitimet nga mungesat e kontrolleve policore, të cilat janë fenomene sumë të rrezikshme për shoqërinë tonë. Nuk do të dëshironim kurrsesi që kjo veprimtari e ndaluar ligjërisht, të jetë kthyer në një biznes fitimprurës edhe për organet policore të vendit tonë. Fakti që kjo veprimtari rezulton të jetë në rritje nga viti në vit, sipas vetë statistikave të dhëna nga Ministria e Brendshme, përbën një këmbanë alarmi për vetë shtetin shqiptar. Besojmë se edhe ky rast i publikuar nga ana jonë është një apel që u bëhet autoriteteve shqiptare për të kontrolluar dhe ndaluar këtë fenomen kriminal…





















