Grabiste dyqanet nën kërcë.nimin e thi.kës, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Greqi

88
Sigal

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik të Greqisë pasi ka grabitur nën kërcënimin e thikës 4 dyqane.

Sipas autoriteteve greke, i riu gjatë muajit shkurt ka hyrë në 4 dyqane të ndryshme, dhe nën kërcënimin e thikës u ka marrë paratë.

Nga grabitjet, i riu ka marrë një shumë prej  1360 eurosh.

Pas kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe iu konfiskuan si thika ashtu edhe rrobat që kishte veshur gjatë grabitjeve.