Kontroll në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga SPAK

Ish kryepolici Ilir Proda ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme (GJKKO), është ushtruar kontroll në banesën e ish kryepolicit.

Sigal

Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë edhe emri i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

GJKKO ka vendosur kontroll banese dhe personal për Ilir Prodën.

Ndërkaq, po ushtrohen kontrolle edhe në banesat e persona të tjerë. Kontrollet po kryhen me urdhër të prokurorit Bledar Maksuti.