VIDEO/ 2 të kuq, 3 gola dhe komentatori i çmendur. Derbi mes River Plate dhe Boca Juniors nuk zhgënjen

77
Futbolldashësit në Argjentinë mbrëmë kanë patur fatin të shijojnë një tjetër derbi të magjishëm mes River Plate dhe Boca Juniors. Kjo ishte ndeshja e 200 mes këtyre skuadrave që njihet ndryshe edhe si derbi më i flaktë në botë.
River Plate synonte të kthehej te fitorja pas eliminimit të pësuar në gjysmëfinalet e Copa Libertadores në mesjavë, ku kanë shpërdoruar një avantazh të përgjithshëm 3-0 dhe janë mundur nga Lanus. Përballë tyre ishte Boca, rivali i përjetshëm, që kishte fituar të gjitha ndeshjet e kampionatit deri në këtë moment.
Gjërat kanë shkuar keq për River, që në minutën e 38-të ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Fernandez. Pas protestave të shumta, Edëin Cardona ka ekzekutuar goditjen e dënimit që i ka dhënë avantazhin miqve. Megjithatë, Cardona u bë lojtari i parë, pas Gary Medel në 2010-ën, që ka realizuar gol dhe është ndëshkuar me karton të kuq, kur është larguar nga arbitri ndeshjen në minutën e 61-të për një goditje me bërryl. Tifozët vendas kanë festuar përsëri në të 69-ën, kur Leonardo Ponzio ka barazuar për vendasit.
River është hedhur në sulm për golin e fitores, por ku ka qenë një gabim, nga i cili ka përfituar Nandez, duke realizuar golin e fitores së Boca-s në minutën e 73-të.
Pas 8 javësh kampionat Boca Juniors udhëheq në vendin e parë me pikë të plota, 24-r, ndërsa River plate renditet e 13-ta me 12-t pikë. Kësaj ndeshje kurrsesi nuk mund t’i mungonte edhe një komentator i këtij niveli që përcolli çdo gol me emocionin të papërshkrueshëm.