Sigal

Zërat tashmë janë konfirmuar dhe zyrtarisht sipas gazetës katalanase “Sport” ndeshja e parë e “La Liga-s” që do të luhet në Amerikë është Girono-Barcelona.

Derbi katalanas është parashikuar të zhvillohet më 27 janar në veri të Amerikës, në Miami, stadiumi “Hard Rock”.

Për të ndihmuar tifozët e abonuar të Girona-s janë vendosur në dispozicion 1500 fluturime drejt Amerikës, ku si garanci do të lihen nga 500 euro për sezon, para të cilat do të kthehen mbrapsht pas udhëtimit.