Ushtrimet fizike që përshpejtojnë plakjen

542
Përfshirja në aktivitete fizike mund t’ju ndihmojë të bëni një jetë të shëndetshme. Por disa ushtrime fizike mund t’i vendosin nën presion të panevojshëm muskujt, kockat dhe sistemin kardiovaskular. Ky presion mund të sjellë komplikime dhe lëndime të ndryshme.

Ushtrimet fizike të cilat ju plakin më shpejt:

Ushtrimet abdominale
Shumica e ushtrimeve abdominale vendosin nën presion qafën dhe shpinën tuaj. Kjo mund ta rrisë rrezikun e lëndimeve të shtyllës kurrizore dhe dëmtimit të muskujve.

Ushtrimet kardio
Ushtrimet kardio mund të jenë të mira, nëse i bëni siç duhet. Por kjo nuk bën asgjë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Nëse bëni sesione të shpeshta dhe të gjata me ushtrime kardio, ato do t’ju dëmtojnë muskujt dhe të shpejtojnë plakjen.
Sigal