Sigal

Cristiano Ronaldo do të mungojë vetëm në një ndeshje të Champions League. Ky është vendimi i Uefa-s për pezullimin e sulmuesti portugez, i cili u ndëshkua me karton të kuq, në ndeshjen hapëse të këtij edicioni të ligës së kampioneve, përballë Valencias.

Ky është një lajm i mirë për Ronaldon dhe Juventusin, pasi fillimisht mendohej se portugezi mund të mungonte deri në tre ndeshje për ndërhyrjen që bëri ndaj mbrojtësit të Valencias, Murillo.

Kështu 5 herë fituesi i Champions League nuk do të jetë i gatshëm për bardhezinjtë vetëm në takimin e ardshëm përballë Young Boys, por do të kthehet në supersfidën kundër ish skuadrës së tij Manchester United që do të luhet në 23 tetor në “Old Trafford” të Anglisë.