UEFA nën presion, kërkohet dënim ekzemplar pas racizmit në Sofie

113

Nuk kishte asnjë dyshim që UEFA do të niste një hetim disiplonor në dëm të Bullgarisë, pas sjelljes raciste të tifozëve të saj në ndeshjen e luajtur në Sofie kundër Anglisë. Por si kurrë më parë, qeveria europiane e futbollit është nën presion shumë të madh, teksa me vendimin që do të marrë duhet të tregojë se po lufton me armët më të rënda këtë fenomen.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Pak a shumë është kjo linja që ndjekin komentet e mediave ndërkombëtare dhe sidomos ato angleze. Sipas tyre, UEFA duhet të ndëshkojë rëndë Bullgarinë, pasi dënimet e dhëna deri tani për racizmin në stadiume nuk kanë dhënë asnjë efekt. Në fakt, rregullorja parashikon mbyllje të tribunave të veçanta, mbylljen krejtësisht të stadiumit, gjoba deri në 50 mijë euro, madje përjashtime dhe heqje pikësh.

Por këto masa ekstreme nuk janë marrë asnjëherë më parë. Pikërisht, këtë kërkojnë të përditëshmet britanike. Sipas tyre, UEFA ka në dorë t’i tregojë të gjithëve se nuk do të tolerojë sjellje si ato me të cilat u përballën futbollistët anglezë në sfidën e fundit për eliminatoret e Euro 2020.

Skynews Bulgaria Football England 4806456

Ndërkohë, ngjarjet në stadiumin e Sofies që ndërprenë dy herë ndeshjen janë shoqëruar me dorëheqjen e presidentit të federatës bullgare, ndërsa policia ka vënë në pranga pesë tifozë, të cilët përveç thirrjeve raciste bënin edhe nderimin nazist.