UEFA demoralizon dhe revolton shqiptarët

467
Sigal

Vendimi i saj ishte politik, ajo as që i dëgjon ankimet apo pëlqimet e qeverive.

Dje UEFA, sipas Kryeminsitrit Edi Rama  “ka dhënë padyshim një vendim politik”, pwr ndeshjen e 14 tetorit midis Serbisw dhe Shqiwprisw, pwr eliminatoret e kampionatit Evropian, Francw 2016. Por me kwtw mendim janë tw gjithw shqiptarwt brenda dhe jashtë atdheut. Sipas Ramws kjo ka lidhje me politikën e brendshme të UEFA-s, e cila është një “shtet më vete” siç i thonë fjalës. Dhe për kë di pak jo shumë nga mënyra se si funksionon ky “shtet”, është e qartë se UEFA as që i dëgjon ankimet apo pëlqimet e qeverive. Por nuk wshtw vetëm reagimi i Ramws pwr kwtw vendim dashakeqas. Mbarw opinioni popullor, i krerëve tw partive politike, i analistwve tw sportit, por edhe shqiptarwve nw Kosovw, Maqedoni, Mal tw Zi por edhe ata qw janë emigrantw nw vende tw ndryshme tw botws. Tw gjithw janë tw befasuar nga  vendim aspak i drejtw, nw kohwn kur ndeshja luhej nw Serbi, pa asnjë tifoz shqiptar dhe kur dhuna u krye nga tifozwt serbw. Pwr kwtw situatw ne morëm mendime tw ndrysme nga komentatori i talentuar Ahmet Shqarri, Kreytari i Partisw sMarko Dajti

 Edi Rama-Kryeministër

 UEFA mori një vendim që nuk bën drejtësi për çka ndodhi në stadiumin e Beogradit

Duke thënë Shqipëria e humbet ndeshjen në tavolinë pse nuk u fut në fushë, ndërsa Serbia nuk i merr pikët pse tifozët hynë në fushë, UEFA ka vendosur një shenjë të padrejtë barazimi mes agresionit racist e dhunës fizike dhe pamundësisë psikologjike e fizike për të vazhduar ndeshjen. Duke dënuar të dy palët me nga 100 mijë euro, UEFA ka vendosur një shenjë të padrejtë barazimi, mes palës pritëse që ka të gjithë përgjegjësinë për organizimin e mbarëvajtjen e ndeshjes dhe palës mike, e cila në këtë rast nuk çoi as tifozë në fushën e huaj. Duke dënuar Serbinë me vetëm dy ndeshje në shtëpi pa tifozë, UEFA nuk e ka prishur shenjën e barazimit në vendimin e saj, po vetëm i ka vendosur vetvetes një minus të madh përballë racizmit dhe dhunës. Që dalin thuajse krejt pa lagur nga ky shi masash, ku UEFA është përpjekur t’i lagë të gjithë njësoj. UEFA ka dashur t’i japë një mesazh të dyja vendeve duke i penalizuar të dyja thuajse njësoj, edhe pse jam i sigurt se pala serbe me siguri do të verë kujën që është viktimë e një padrejtësie të tmerrshme mbi të. Por kjo nuk është drejtësi dhe Shqipëria nuk e meriton të vendoset në anën tjetër të shenjës së barazimit, pas gjithë asaj që ndodhi në sytë e mbarë botës. Federata Shqiptare e Futbollit bën shumë mirë që do ta ndjekë çështjen deri në fund, duke apeluar vendimin dhe, po të jetë nevoja, duke shkuar edhe në shkallën e tretë të gjykimit. Unë kam besim se çështja mund e do të gjykohet më drejt në shkallët e tjera, dhe dua t’u them të gjithë shqiptarëve të lënduar nga ky vendim se nuk është hera e parë që UEFA merr vendime që apelohen e pastaj edhe revokohen në shkallët më të larta. Ashtu siç dua t’ju them edhe që askush nuk duhet ta marrë vendimin e UEFA-s si një komplot të Europës kundër Shqipërisë; si një shprehje të mungesës së respektit të Europës për Shqipërinë; si një rezultat të faktit që qeveria e Shqipërisë nuk i kërciti dhëmbët UEFA-s e me radhë…Vura re komente të kësaj natyre në rrjetet sociale, të cilat janë për të ardhur keq. Ndërsa disave që hidhen përpjetë duke forcuar tonet nacionaliste dhe duke arritur ta lidhin vendimin e UEFA-s deri me mosanullimin e vizitës sime në Serbi, u shpreh keqardhjen time më të sinqertë për zjarrin që u ka rënë në kokë. E kuptoj mirë zemërimin e tyre, jam po aq i zemëruar sa kushdo prej tyre, por nuk duhet lejuar zemërimi të na djegë qarkun e arsyetimit. Sepse përveçse të padobishëm për veten, bëhemi edhe qesharakë para dynjasë.

 Ahmet Shqarri-komnetator sportiv

 Vendimi i UEFA mu duk twrwsisht i padrejtw. Nw atw ndeshje gjithw bota pa me sytw e saj se si mbi lojtarwt tanw ranw si shi, sende tw ndryshme dhe karrige kokws. Gjithw bota e pa me sytw e vet se si u trajtuan futbollistwt tanw. Platini, ai miku i madh i Dukws apo dhe i Kryetarwve tw mwparshwm tw Federatws Shqipatre tw Futbollit, tregoi se wshtw mosmirwnjohws, i njwanshwm dhe aspak objektiv. Nw kwtw vendim ai bwri punwn e mw tw “fortit”, tw atyre qw ndoshta paguajnw mw shumw. Platinisw ka ditw qw po i dalin afera tw ndryshme pwr zhvillimin e Kampiontatit Botwror 2022, ku ai ja dha votwn Katarit, kur dihet se ccfarw po ndodh sot nw vendet e Lindjes sw Mesme. Mendimet e Platinisw bwhn tw errëta si rrjetw merimange, kur i mwshon ccwshtjes sw Dromit dhe i nxjerr serbwt viktima dhe shqiptarwt heronj i nxjerr kriminela. Pamjet ishin tw qarta. Se ccfarw u bw nw Beograd e pa qartw dhe njeriu mw miop. Nuk mund tw mbulohet e vërteta me arsyetimet bajate tw Platinisw dhe vendimin politik tw UEFA-s.

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit: Jam i zhgënjyer me vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-së

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka ndjehet i zhgënjyer nga vendimi i UEFA-s i cili i dha fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë, por e ka pranuar se njëkohësisht e priste këtë vendim. Ai siguroi se Shqipëria nuk pajohet kurrsesi me këtë vendim dhe do ta ndjekë çështjen në Apel.

“Jam i zhgënjyer nga vendimi por edhe e prisja. I zhgënjyer sepse ishte një vendim jo i drejtë dhe nuk e meritonim, por e prisja sepse kisha dëgjuar deklaratat e arbitërit të ndeshjes por edhe delegatit të ndeshjes. Ky vendim nuk i shërben askujt pasi është një vendim jo i drejtë:, ka deklaruar Duka “Ora Sport”

“Ne nuk do të ndalemi këtu. Do të ndjekim çështjen në Apel dhe do të kërkojmë të drejtat tona. Besoj se gjithçka do të ndryshojë. Ky vendim nuk ndikon në raportet tona me UEFA-n pasi ato do të jenë të njëjta, por thjesht nuk pajtohemi me vendimin”, u shpreh Armando Duka.

Zyhdi kroj: Vendimi i UEFA-s ligjëron racizmin!

 Për Kolonel Zyhdi Krojin, President Nderi i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë, vendimi i UEFA-s për skandalin dhunën e racizmin në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, është sikur të ligjërohet racizmi në aktivitetet sportive. “Për mua, vendimi i dhënë është një turp dhe një nga paradokset e një drejtësie sportive. Dhe pse ne nuk duhet ta lidhim me politikën dhe këtë vendim, një gjë është e vërtetë: Jo vetëm në futboll, por në të gjitha fushat, të mëdhenjtë e Europës kanë luajtur me ne të vegjëlit dhe kanë parë interest e tyre. Për çdo kënd, gjithçka është e qartë, se pas 40 minutash thirrje raciste ‘Vdekje shqiptarëve…’, nuk ka më ndeshje futbolli e nuk mund të luhet më… Për mua, që në momentin që thirrjet raciste vazhdonin në kor në stadium, drejtuesit e ekipit të kërkonin ndalimin e lojës, me gojë e me shkrim që të vendosej normaliteti. Sido që të jetë, dinjitetin e djemve tanë, shqipëtrëve, ata nuk e nëpërkëmbin”-pohoi Kolonel Kroj.

Albert Z. ZHOLI