Skandali me ‘Lotarinë Kombëtare’, çfarë kanë thënë dje Braçe e Majko dhe pse heshtin sot!?

704
Sigal

Ja 15 pyetjet pa përgjigje që e fundosin qeverinë në ‘batakun e milionave të fituara me Lotarinë Kombëtare

Ishte ndër krye premtimet e qeveritarëve të sotshëm kur ishin dje ën opozitë rishikimi i shitjes së Lotarisë Kombëtare, por kur erdhën në pushtet, sot u është mbyllur goja dhe heshtin…. Ja 15 pyetje pa përgjigje që e fundosin qeverinë në ‘batakun e milionave të fituara me Lotarinë Kombëtare……

Braçe: Ja shkeljet, Berisha trego sa përfiton ti!

Deputeti socialist Erjon Braçe në reagimin pas dhënies së Lotarisë Kombëtare austriakëve ka reaguar për këtë tender dhe ka akuzuar Berishën për përfitime. Braçe i bën thirrej qeverisë të bëjë të ditur se sa përfiton nga lotaria kombëtare. “Tatimi i vetëm që Qeveria ka përcaktuar për t’u paguar nga kompania e licencuar për ‘Lotarinë Kombëtare’ do të jetë ai 10% mbi vëllimin tërësor të xhiros!  Asgjë tjetër më shumë, as TVSH e as Tatim në Burim për çdo çmim të shpërndarë. Të gjitha tatimet e tjera janë po të njëjtët që paguajnë edhe qytetarët, gjithashtu bizneset vendore duke nisur nga bizneset e vogla! Pas të gjithë këtyre fakteve ka një pyetje: Sali Berisha kujt po ja fal 100 milionë euro? Sali Berisha sa përfiton ti nga këto 100 milionë euro?”. Duke bërë të ditur të tjera tarifa, Braçe vë në dukje se kompania që përfiton Lotarinë do organizojë 7 lojëra kombëtare në vend duke siguruar dhe statusin monopol në treg për këtë lloj kategorie lojërash: 1 -Licenca për ‘Lotari Kombëtare’ përfshin brenda saj lejen për organizimin e 7 lojërave kombëtare, unike, monopol!
2 -Kompanisë që merr licencën e “Lotarisë Kombëtare” i lejohet publiciteti gjithformësh, për të siguruar një shumicë dërmuese lojtarësh, favor ekskluziv vetëm për këtë kompani! 3 -Tarifa e licencës monopol të “Lotarisë Kombëtare” është vetëm 300 milionë lekë, ndërkohë që, tarifa për licencën e Kazinosë në zonën e Tiranës është 1 miliard lekë, në zonën e Durrësit është 600 milionë lekë, jashtë tyre është 300 milionë lekë. 4 -Çmimi i shitjes së kësaj të drejte që i përket popullit shqiptar, u përjashtua si kriter bazë konkurrimi nga Qeveria e Sali Berishës, jo nga konsulenti i huaj.  Ministria e Financës është autorizuar të marrë një konsulent të huaj në janar 2012, në të njëjtin Vendim të Këshillit të Ministrave ku janë përcaktuar qartë kriteret e konkurrimit.  Ky vendim ka përcaktuar edhe mandatin e Konsulentit për të asistuar publikimin e dokumenteve të tenderit, procesin e konkurrimit dhe vlerësimit të fituesit, lidhjes së kontratës me fituesin. Pra, konsulenti i huaj që është përzgjedhur në mars 2012, dy muaj më pas, nuk ka pasur mandat të hartojë kritere. Ato ishin hartuar, duke përjashtuar çmimin, që në janar!”.  Dy ditë më parë, Braçe i bëri thirrje kryeministrit të anulojë tenderin. “Tani! Je ende në kohë! Ktheja të drejtën dhe përfitimet e saj marramendëse prej saj shtetit”.
REAGIMI I PANDELI MAJKOS
Edhe deputeti tjetër socialist, Pandeli Majko ka reaguar pas shitjes së Lotarisë Kombëtare kompanisë austriake, nëpërmjet Facebook për Lotarinë Kombëtare. “Lajm komercial”: Po shitet licenca për “Lotari Kombëtare” e cila përfshin brenda saj lejen për organizimin e 7 lojërave kombëtare, unike, monopol! Po shiten… hidrocentralet! Po shiten …spiunët! Po shiten …dobësitë! Shiten edhe ëndrrat po ashtu! Sigurisht! Në vendin tim dhe vendin tënd vetëm shpresa nuk ka çmim!…”,-shkruan Majko në rrjetin social, Facebook.

15 pyetje, drejtuar qeverisë aktuale për

aktivitetin e lotarisë “Austrian Lottery”

Për gjithçka, pra për atë që dje e quante skandal dhe premtoi anulimin e kontratës, sot qeveria hesht. Për ta zgjuar nga “gjumi”, ja 15 pyetjet për qeverinë:

1. Ministri Shkëlqim Cani, në emër të qeverisë “Rilindja”, deklaroi se lotaria do qëndroj në fuqi, mbasi ka interes kombëtar, a mund të na publikojë këtë interes?

2. Sa fiton në muaj kompania që e ka monopol këtë lotari?

3. Sa e ka detyrimin në kontratën sipas ligjit miratuar në parlamentar, që duhet të derdh ndaj shtetit shqiptar?

4. Sa taksa rutinë veç tarifës kontraktuale, ka detyrim të derdh në arkën e shtetit kjo lotari?

5. Me çfarë statusi biznesi, tatohet kjo lotari dhe a ka pasqyrë kontrolli tatimor mbi këtë aktivitet?

6. A e zbaton lotaria kontratën, për administrimin e fitimeve dhe të ardhurave?

7. Sa fitime nxjerr jashtë Shqipërie dhe sa arkëton në Shqipëri?

8. A i lejohet ligjërisht sipas kontratës dhe ligjit shqiptar, të “eksportojë” fitimet jashtë Shqipërisë?

9.  A ka nxjerrë kjo lotari lekë jashtë Shqipërisë, me çfarë ligji, firme e vule?

10. Sa lojëra i lejohet kësaj lotarie të aplikojë në treg me kontratën monopol të miratuar nga parlamenti dhe sa lojëra me gogla e bileta “gërvisht…” ka futur realisht në treg dhe a tatohet për to?

11.  Sa humbet ekonomia shqiptare nga monopoli i kësaj lotarie?

12. Cila “dorë” po mban që nuk po “bie” kjo lotari monopol dhe cila e kontrollon dhe e luan realisht “goglën” e kësaj lotarie?

13. A është bërë edhe qeveria edhe juaj zoti Rama, “gogël” e bixhozit “Austrian Lottery”?!

14. Përse nuk bëhet transparence në parlament sipas ligjit, lidhur me aktivitetin publik, financiar e ligjor të kësaj kompanie?

15. A do të shkulet kjo lotari sipas premtimit e ligjit dhe kur?

Reagimi i Ramës: 

Lidhur me “Lotarinë Kombëtare” shqetësmin e ngritur për abuzimet me shitjen e saj dhe premtimin e pambajtur të së majtës kur ishte në opozitë, ka reaguar mbrëmë vonë në një emision televiziv dhe kryeministri i vendit Edi Rama: “Ne do të negociaojmë me kompaninë austriake për problemin e lotos për të nënshkruar një kontratë të re. Në të kundërtën ne do të mbajmë premtimin që kemi dhënë.