Harry Maguirre, mbrojtësi i Leicester dhe kombëtares së Anglisë, është një nga objektivat që Manchester United ka patur përgjatë gjithë merkatos së verës.

Sot është dita e fundit e transferimeve në Angli dhe mendohet se “djajtë e kuq” do të bëjnë gjithçka për ta marrë 25-vjeçarin në “Old Trafford”.

Gjithsesi tifozët e United nuk duhet të shpresojnë shumë pasi trajneri i Leicester me ironinë e tij ka lënë të kuptohet se Maguirre nuk do të largohet.

Në intervistë për ndeshjen hapëse të “Premier League” që do të luhet nesër pikërisht ndaj Manchester United, trajneri Klaud Puel, ka deklaruar:

“Mund të konfirmoj se Maguirre do të shkojë në Manchester. Do të qëndrojë atje dy orë dhe pasi të përfundojmë ndeshja e së premtes ndaj United do të rikthehet me skuadrën”, u shpreh Puel.