Sigal

Një 20-vjeçare ka humbur kontrollin e një automjeti tip, “Porsche” dhe ka dalë nga rruga e fshatit. Kjo nuk ka mjaftuar, por makina ka përfunduar në një banesë, duke plagosur të zotin e saj, por edhe dy pasagjerë, adoleshentë, që udhëtonin me 20-vjeçaren, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Më datë 08. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasen H. Z., vjeçe 20, banuese në Fushë Krujë, pasi rreth orës 18:30, në fshatin Zallë, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Porsche”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në banesën e shtetasit Xh. B., si pasojë është dëmtuar Xh. B., dhe pasagjerët M. Z. dhe G. Z., vjeç 61, 17 e 18, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.